-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tuci: Nuk kam presion, dua të ndihmoj ekipin ndaj çekëve

Kryesoret

Në prag të sfidës së parafundit në Grupin B1 të Nations League, sulmuesi i kombëtares, Indrit Tuci, ka folur për ndeshjen ndaj Çekisë, duke theksuar se nuk e ndien presionin, por është i motivuar për t’i dhënë më të mirën ekipit.

Tuci, që do të luajë për herë të parë në stadiumin “Air Albania”, e sheh këtë si një mundësi për t’u motivuar më tepër dhe për të bërë një paraqitje të shkëlqyer.

Nuk kam presion, por me qejf pasi është hera ime e parë që do të luaj në Air Albania dhe do të jetë sold-out. E marr më shumë si tip motivimi dhe jo presioni, unë jam gjithmonë i gatshëm për të dhënë më të mirën.

I njoh mirë çekët, se kanë një stil loje me topa të gjatë dhe fizikisht të fortë. Duhet ti mbulojmë sa më mirë dhe ti neutralizojmë, dhe të kënaqim tifozët. Besoj që jam gati se kam bërë gjithë kontrollet, më kanë dalë me sukses, këtu jemi për Kombëtaren dhe duhet të japim gjithçka. Smund të them që janë pak 3 gola në 4 ndeshje, ne kemi 6 pikë aq sa kanë dy skuadra të tjera, ne të gjithë duam të shënojmë gol por do tja dalim me sukses se po stërvitemi mjaft mirë.

Kam ardhur këtu për të dhënë më të mirën, këtu është ndryshe se me klubin. Aq sa do futesh në futesh duhet të japësh maksimumin. Unë luaj me qendërmbrojtësin e Çekisë, por u dëmtua dhe më vjen mirë që sdo të luajë kundër nesh. Çdo ditë e mendoj golin dhe si mund ta shënosh, por dua të ndihmoj ekipin”, tha ndër të tjera Tuci.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit