Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Tepelenë-Fier”, ku një automjet tip autobot ka përplasur një “Ford”. Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi V. A., dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, bashkëshortja e tij, shtetasja M. A.
Drejtuesi i autobotit, shtetasi S. A., dhe pasagjerja në këtë automjet, shtetasja A. A., janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.