Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua nga autoritetet italiane pas një kontrolli në autostradën A1, ku u gjetën 46 kg kokainë në automjetin e tij.
Gjatë kontrollit, policia vuri re sjelljen e dyshimtë të tij dhe vendosi të hetojë më tej.
Pas hapjes së bagazhit dhe një kërkimi të thelluar, ata zbuluan një sistem të fshehur në dyshemenë e bagazhit, ku ishin ndarë 40 pako lënde narkotike me simbole si “F1”, “AUDI”, dhe “UFC”.
Vlera e drogës në tregun e shpërndarjes arrin mbi 4 milionë euro.