Ditën e nesëme në orën 11:00 do të dëshmojë në SPAK ish deputeti socialist Jurgis Çyrbja. Ai akuzohet për korrupsion në zgjedhje, tregtim të sekretit shtetëror e përkrahje të autorit të krimit.
Ai do të merret në pyetje në prani të avokatit të tij dhe më pas prokurorët e posaçëm do të thërrasin dhe marrin në pyetje të gjithë personat të cilët kanë dalë nga komunikimet e Jurgis Çyrbjas.
Në SkyEcc, Edmond Koçi, i njohur si Mond Çekiçi dhe Altin Hajri kanë ndikuar që emri i Çyrbes të ishte në listën e PS si deputet.