Deputeti i PD-së, Dashnor Sula kërkoi nga kryetarja e Kuvendit që të bëhet një ndryshim në rregulloren që deputetët duhet të deklarojnë nëse kanë përdorur Sky dhe Encro Chat-in. Ai tha se kjo është urgjente. Më tej u kërkoi deputetëve socialistë që të mos tentojnë që të bllokojnë këtë nismë.
“Ore sa veta ke në burg nga krahu jot? I ke numëruar ndonjëherë? Na thoni ne pastroni veten, ore ju vidhni dhe na thoni vetë pastroni veten. Ore kemi vjedhur ne apo ju? Ore Vilma Nushi është e jona apo e juaja? Ore Ilir Beqja është i joni apo i juaji?
Tha zotëria nuk keni parë gjë akoma. Po sigurisht, presim skandale dhe vjedhje më të mëdha përpara. Do të shikojmë xhevahire për ata që kanë përdorur Sky, për cfarë i duhet një deputeti, për të folur me të dashurat? Jetën private le ta bëjnë por interesi publik është që të gjithë deputetët të respektojnë ligjin” tha ai.