-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Media gjermane: “Peshkaqeni” i kokainës i kapur në Tiranë pas përgjimeve në SKY

Kryesoret

Në një raport të publikuar nga ZEIT, një nga mediat më të njohura gjermane, zbulohet identiteti i Princ Dobroshit, i njohur në botën e krimit si “Peshkaqeni” i kokainës.

Dobroshi, një kriminel i nivelit të lartë nga Kosova, u arrestua në Tiranë më 22 nëntor 2023, pas një hetimi të gjatë dyvjeçar nga autoritetet gjermane dhe shqiptare, të cilat e lidhën atë me kontrabandën e dhjetëra tonëve kokainë në Portin e Hamburgut. Ai akuzohet për shumë raste të kontrabandës ndërkombëtare të drogës, duke përfshirë një operacion masiv në Gjermani, ku u kapën më shumë se 10 tonë kokainë.

Hetimet e thelluara zbuluan lidhjet e Dobroshit me grupe të tjera kriminale të nivelit të lartë, përfshirë përdorimin e teknologjive të avancuara të komunikimit si Sky ECC dhe EncroChat për të koordinuar dërgesat e kokainës nga Amerika Latine në Evropë.

Pas arrestimit në Tiranë, Dobroshi u ekstradua në Hamburg, ku pritet të përballet me akuza për krime të rënda, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbuluar të tjera lidhje dhe figura të krimit të organizuar që qëndrojnë pas tij.

Ky arrestim shënon një goditje të rëndësishme për grupet e trafikut të drogës dhe një arritje të madhe për drejtësinë gjermane, e cila ka ndjekur gjurmët e Dobroshit për një periudhë të gjatë kohore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit