Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka thënë se protesta me datë 19 nënntor është thirrur në ditën që Kuvendi do të miratojë buxhetin e vitit 2025. Korreshi i ftuar në Opinion në News 24, u shpreh se kjo protestë është thirrur për të treguar se ky buxhet është i qeverisë dhe jo i qytetarëve.
Ai theksoi që deputetët e PD-së menduan që të hynin edhe në grevë urie por shumica nuk vendosi për këtë variant.
“Protesta do të mbahet në ditën e votimit të projektbuxhetit, në datën 19 nëntor. Format e mosbindjes civile nuk mund të konsumohen me një protestë, opozita nuk ka hequr dorë nga mosbindja civile.Ne nuk kemi thënë asnjëherë që do të largohemi apo do të bojkotojmë Kuvendin. Pastaj mos harroni se për 1 vit opozita u bë copë nga mediat sepse nuk ishte në atë seancën e vitit të kaluar kur buxheti u miratua për 6 minuta”, tha Korreshi.