Në seancën e sotme në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja u transportua drejt spitalit të QSUT-së pasi u ndie keq nga hernia diskale. Saimir Korreshi ka treguar që gjendja e Gështenjës është stabël.
Në emisionin Opionin në News 24, Korreshi ka treaguar se Gështenja kishte pas probleme me frymarrjen nga hernia diskale dhe kshte dalë nga salla e Kuvendit.
“Ai prej kohësh, ka bërë dhe terapi për hernien diskale. Sot ai është bllokuar totalisht. Dyshuam se mos po pësonte infarkt dhe është transportuar menjëherë në QSUT. Gjendja e tij është stablël. Nga zemra nuk ka gjë, sipas mjekëve. Janë dhimbje nga një shok që transformohet në frymëmarrje. Pati një zbehje dhe këputje nga dhimbjet e forta. Në atë kohë ndodhej në korridor pasi nuk ndihej mirë me frymëmarrjen, te dera sapo del nga seanca plenare”, tha Korreshi.
Më pas ka theksuar se në Kuvend kishte infermiere, por kolegët e kanë mbajtur nga krahët për shkak të dhimbjeve të forta që kishte.