Opozita po zhvillon protestën para bashkisë së Tiranës dhe në momentin që po fliste Belind Këlliçi një efektiv policie i ra të fikët. Polici u dërgua menjëherë në spital.
Këlliçi në fjalën e tij në tubim i uroj shërim të shpejtë efektivit të policisë dhe us hpreh se pçolicia e shtetit është institucioni më i keqtrajtuar.
“I uroj shërim të shpejtë për efektivin që humbi ndjenjat! Policia e Shtetit më e keqtrajtuara si institucion. Shkëlqejnë këtu aferat korruptive, me në krye Palrent Ndrecën, që një kapele të policëve e tenderonte 350 euro, ndërkohë me rrogat që kanë nuk ushqejnë dot familjes së tyre. Nuk jemi këtu për të protestuar kundër policisë së shtetit, por për paratë e vjedhura të fëmijëve të tyre”, tha Këlliçi.