-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gaz Bardhi: SPAK, ndëshko Ballukun për krimin me energjinë

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi i kërkon SPAK-ut që të zbardhë sipas tij skemën kriminale të Belinda Ballukut në shitblerjen e energjisë elektrike duke shmangur bursën. Kjo, thotë më tej Bardhi ka shkaktuar pasoja të rënda financiare për Buxhetin e Shtetit sepse energjinë e blemë shtrenjtë dhe e shesim lirë.

“Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Rajon, sepse paratë e qytetarëve abuzohen. Ndërsa qyetarët e Kosovës paguajnë çmimin e energjisë 7.4 euro/100 kËh, qytetarët shqiptarë paguajnë 11.1 euro/100 kWh.

Kjo është pasojë direkte e mungesës së transparencës dhe abuzimeve në procesin e shitblerjes së energjisë dhe shmangies së detyrimit për të përdorur Bursën e Energjisë, që sjellin pasoja të rënda financiare për Buxhetin e Shtetit sepse energjinë e blemë shtrenjtë dhe e shesim lirë. Kjo është kriminale dhe përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Ministres Belinda Balluku.

Kjo skemë kriminale duhet të zbardhet dhe ndëshkohet nga SPAK. Çdo vonesë apo mosveprim rëndon mbi xhepat e qytetarëve të varfër shqiptarë, që u shtohet çdo ditë kosto e jetesës për shkak të babëzisë për të vjedhur çdo gjë dhe kudo” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit