Ditën e sotme po mbahet protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës. Ata akuzojnë kryetarine bashkisë së Tiranës si pronari faktik i inceneratorit dhe si kreu i bandës së hajdutëve 5D.
Organizatori i Partisë Demokartike Dorjanteliti u shpreh se godina është rezidenca ku vidhen miliona çdo ditë.
“Kjo është godina e ku zhduket miliona euro nga një incinerator që nuk ekziston. Kjo është ajo godine e cila nuk ndalet kurrë për të kryer tenderat e porositur nga miqtë dhe shokët, ndërkohë që ka dy muaj që nuk jep ndihmën ekonomike për familjet në nevojë të Tiranës. Nuk mblidhet Këshilli bashkiak.
Erjon Veliaj dhe ekipi tij as që duan t’ja dinë.
Ndërkohë në 2 muaj e gjysmë me dhjetëra praktika e tenderime korruptive janë kryer. Ditë për ditë që paratë e Tiranës gllabërohen nga një grup njerëzish.
Këtë nuk e kane mendjen të punojnë për Tiranën apo Shqipërinë por si të gllabërojnë akoma edhe disa miliona euro të tjera ashtu siç po përgatitet edhe buxheti i vitit të ardhshëm. LLokma për qeveritarët e thërrmija për shqiptarët. Ndaj kjo ekonomi nuk rritet dhe më shumë varfërohemi. Ndaj jemi edhe me shumë të vjedhur.
Kështu do jemi edhe ditën e martë para parlamentit për ti thënë jo buxhetit të hajdutëve.”, tha Teliti.