Të paktën 7 persona janë arrestuar deri tani nga operacioni i drejtuar nga SPAK-u në disa qytete, por me epiqendër te zona e ‘Kodrës së Diellit’ në Tiranë.
Një hetim i SPAK në bashkëpunim me autoritetet spanjolle ka çuar në zbulimin e një laboratori kokaine në Qerekë të Fushë Krujës.
Spanjollët në Tiranë! Goditja te ‘Kodra e Diellit’ një ditë pasi Proda takoi DEA-n
Një pjesë e të arrestuarve janë prangosur nga policia në zonën e njohur si “Kodra e Diellit” në Tiranë.
Janë gjetur dhe sekuestruar sasi kokaine. SPAK dhe Policia e Shtetit nuk ka dalë në një njoftim zyrtar.