Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (16 nëntor) në Elbasan, ku një këmbësor është përplasur nga një automjet.
I plagosuri është transportuar menjëherë në spital në gjendje të rëndë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Grupi hetimor është duke punuar për të sqaruar shkaqet e këtij incidenti.