Tifozët shqiptarë kanë nisur të mbushin stadiumin “Air Albania” për sfidën e sotme mes Shqipërisë dhe Çekisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Ata kanë sjellë me vete një flamur të Çekisë, mbi të cilin është shënuar një “X” e kuqe, si një reagim ndaj incidentit të ndodhur në Pragë më 11 tetor, kur tifozët çek përdhosën simbolet shqiptare dhe lartësuan ato serbe.
Ky akt i tifozëve kuqezi duket të jetë një formë hakmarrjeje për atë ngjarje, dhe pritet që edhe në fushë Kombëtarja shqiptare të japë përgjigjen e saj ndaj humbjes 2-0 të regjistruar një muaj më parë.