Në ndeshjen e Ligës së Kombeve të premten, Zvicra dhe Serbia u ndalën në barazim 0-0 në stadiumin e Zurichut. Një moment tensioni ndodhi kur tifozët serbë shfaqën banera provokues, duke e paraqitur territorin e Kosovës me ngjyrat serbe, ndërkohë që ndeshja po zhvillohej nën sytë e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.
Kjo provokim vazhdoi për gjithë ndeshjen, ndërsa FIFA dhe UEFA nuk morën asnjë masë për të hequr simbolet. Gjatë takimit, kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, u përplas me futbollistin serb Milenkovic, pas disa momenteve tensionuese. Xhaka reagoi për nivelin e Ligës së Kombeve, duke e krahasuar atë me ndeshjet miqësore dhe duke thënë se ky turne është më shumë një mundësi për lojtarët e rinj për t’u treguar.
“Dua që të jem vërtet i hapur dhe i sinqertë me ju. Kampionati Europian apo Botërori është shumë më ndryshe sesa Liga e Kombeve. Kjo është pak a shumë si një ndeshje miqësore, ky është fakt. Sigurisht që ka rëndësi se ti luan me më të fortit, por është më shumë një mundësi për djemtë e rinjë që të tregojnë veten se kush janë, i kemi dhënë shansin të rinjve”, tha Xhaka.