-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha me shqiptarët në Londër: Keni një rol përcaktues në zgjedhjet e ardhshme

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ditën e sotme ka marrë pjesë në një bashkëbisedim live me shqiptarët e Londrës. Në këtë takim ishin të pranishëm anëtarja e kryesisë së PD Floriana Garo, drejtor i komunkimit në PD Alfred Lela dhe kryetari i FRDP Besart Xhaferri.

Berisha u shpreh se vendi është më i burgosuri politik se Bjellorusia e Rusia.
Ai theksoi se “Ne, të gjithë sëbashku do t’i japim Edi Ramës përgjigjen që meriton”.

“Ky është një armik i egër i kombit dhe unë ju them ju, se në histori asnjë pushtues, asnjë diktaturë nuk ka dëbuar nga Shqipëria shqiptarët se sa regjimi i Edi Ramës. Me program, me qëllim, vetëm e vetëm që të mbeten sa më pak kundërshtarë të tij në Shqipëri.

Vetëm në hapësirën e Shengenit para një muaji u njoftua se kanë ikur para një muaji 1.9 milionë shqiptarë.

Duhet t’i gjejmë kudo që janë të votojnë për vendin e tyre, për shpëtimin e Shqipërisë.

Betejë me votën e lirë të shqiptarëve kudo që janë.

Edi Rama do vijë në Londër, me vëzë dhe domate. Edi Rama është bërë për Kosovën, një armik po kaq i egër sa Vuçiç, është bërë vëlla me Vuçiçin, argat i Vuçiçit. Ka vendosur sanksione ndaj Kosovës, i pari që vendosi sanksione ndaj Kosovës.

A mund të imagjinoni ju, u përpoq të rrëzojë qeverinë e Kosovës.

Sot, është dyfishuar rritja ekonomike për shkak të kullave të drogës. Është trefishuar mjerimi, varfëria e skajshme. Sepse paratë grabiten dhe plaçkiten.

Një mirënjohje të thellë për ju.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit