-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha në takimin virtual me shqiptarët në Londër: Të vendosur drejt fitores

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokrate Sali Berisha në takimin virtual me shqiptarët në Londër u shpreh se ajnë më të vendosur se kurrë drejt fitores. Berisha komentoi dhe zgjedhjet në SHBA, ku u shpreh se demokratët harxhuan 1.6 miliardë dollarë dhe nuk fituan.

“Rikthehemi në fushatën e ekstremistëve të majtë në SHBA dhe atë të Donald Trump. Fushata e të majtëve u bë më 1.6 miliardë dollarë me dorëshkrimin e Hollyëoodit dhe elitës amerikane. Por asgjë nuk i mashtroi qytetarët amerikan. Jua dhashë këtë shembull për të mos u dekurajuar nga kryehajduti Edi Rama që me paratë publike krijon eventet më luksoze. Kjo diktuaturë nuk ka të ardhme. Ne do t’i dalim dhëmb për dhëmb asaj. Ne ishim në ditët e zeza të diktaturës komuniste”, tha Berisha.

Më pas u shpreh se Shqipëria ka shumë të burgosur politik se Rusia. “Ne jemi të vendosur të ecim drejt fitores”, theksoi Berisha.

“Por në këtë periudhë, rëndësia e secilit prej jush dhe miqve tuaj në Britanin dhe vende tjera është e jashtëzakonshme. Ju keni në dorë të luani një rol përcaktues në zgjedhjet e ardhshmë me fitoren e opozitës. Kjo është një diktaturë me të burgosur politik më shumë se Rusia. Në Shqipëri liderët e partive opozitare janë të arrestuar ose në burg, njëlloj sin ë Tunizinë. Por ne të gjithë së bashku do i japim Edi Ramës përgjigjen që meriton. Asnjë diktaturë nuk ka dëbuar shqiptarë nga Shqipëria se regjimi i Edi Ramës. Vetëm më qëllim që të mbeten sa më pak kundërshtarë të tij në Shqipëri”, tha lideri i opozitës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit