Një 32-vjeçar shqiptar është plagosur aksidentalisht pas një debati me një bashkëatdhetar në Milano.
Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 në Via Padova, kur i dyshuari nxori armën gjatë përleshjes, dhe kur bashkëbiseduesi i tij i bllokoi dorën, ai e qëlloi aksidentalisht veten në këmbë. Policia dhe shërbimi shëndetësor mbërritën në vendngjarje dhe e transportuan të plagosurin në spitalin San Raffaele.
Pasi mori ndihmën mjekësore, 32-vjeçari u denoncua për kanosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.