Anëtari i Gjykatës së lartë Darjel Sina ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare. Ai prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.
Ditën e nesërme do ti jepet lamtumira e fundit dhe familjarët e tij dhe kolegët kanë njoftuar për homazhet që do të zhvillohen në nder të Darjel Sinës.
“Për ti dhënë lamtumirën gjyqtarit të ndjerë Darjel Sina, homazhet do të zhvillohen në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ditën e Hënë, datë 18.11.2024, nga ora 09.00 – 12.00, prej nga do të përcillet trupi për në varrezat e Sharrës. Ky njoftim bëhët nga Familja dhe kolegët e gjyqtar Darjel Sinës”, thuhet në njoftim.