-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fshehu kokainën në një zonë me shkurre, 21-vjeçari shqiptar kapet në Itali

Kryesoret

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Rimini të Italisë, pasi u kap në flagrancë duke fshehur kokainë për qëllime tregtimi. Hetuesit vërejtën lëvizjet e dyshimta të të riut, i cili po lëvizte në një zonë bujqësore me shkurre pranë “Via Marecchiese”. Pas një ndjekjeje, ai u pa duke hyrë në një objekt bujqësor të pashfrytëzuar, ku kishte groposur drogën.

Pasi policia e ndoqi, shqiptari u përpoq të fshihte materialin që kishte nxjerrë nga një gropë, por u kap me 110 gramë kokainë të paketuar në 8 mbështjellës. Gjatë kontrollit të mëtejshëm në vendbanimin e tij, u gjetën edhe disa gramë hashash.

I arrestuari po përballet me akuzën e posedimit dhe shitjes së drogës, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar më shumë detaje të mundshme lidhur me aktivitetet e tij kriminale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit