Përpos bonusit të fundvitit, kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot nga foltorja se qeveria do mundësojë bonusin e pranverës për pensionistët. Ai theksoi se nga rritja e ndjeshme e bonusit të fundvitit do përfitojnë disa kategori të pensionistëve, që nga invalidët e deri te nënat kryefamiljare.
“Bonusi i trefishtë do të përfitohet në këtë fundvit nga më shumë se gjysmë milionë pensionistë, 511 mijë, ku përfshihen invalidë pune e nëna kryefamiljare. Më konkretisht akoma, për të gjithë ata që marrin një pension social, ky bonus është i barabartë me një rritje pensioni prej afro 13%.
Për nënat kryefamiljare ky bonus sjell një rritje me 35% të pensionit mujor. Nuk është thjesht hap i rëndësishëm në aspektin buxhetor, ky është edhe një hap kuptimplotë në drejtimi e qëllimit tonë të shpallur për ta rritur mirëqenien duke filluar të pëfshijmë edhe pensionistët në rishpërndarjen e fryteve të rritjes ekonomike.
Nga ana tjetër, ky nuk është i vetmi hap sepse paralelisht me shpërndarjen e bonusit të tre dhe dyfishuar të fundvitit, në ditët e para të Dhjetorit do të krijojmë pranë Bankës së Shqipërisë fondin e një bonusi të dytë, do jetë bonusi i pranverës që do ndikojë më tej, në rritjen e e të ardhurave vjetore të pensionistëve dhe do jepet në hyrje të çdo pranvere, një shumë e përftuar nga rritja e ekonomisë dhe të të ardhurave të shtetit.”