-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dështim total, Silvinjo: Po luajmë në nivele të larta

Kryesoret

Trajneri i kombetares Silvinjo u justifikua pas humbjes me Ukrainen qe na zbriti ne vendin e fundit ne grup.

“Kemi luajtur shumë keq në 15 minutat e para. Pësuam gol në minutën e 4-të dhe të 9-të. Çmim që duhet paguar, është nivel i lartë në të cilin po luajmë. Vitin e kaluar ne jemi kualifikuar në Euro 2024 duke qenë në vendin e parë. Për arsye të diferencës së golave jemi në vendin e katërt. Kjo është diçka që iu përket të gjithëve.

 

 

Na ka ndodhur dhe me Çekinë një dalje e topit përpara. Ajo që duhet të korrigjojmë është të mos pësojmë gol në minutat e para. Duhet të përmirësohemi dhe të rritemi, sepse sapo kemi kaluar Europianin.

Nuk mendoj që duhet të ndryshojmë modul loje. E kemi ndryshuar shpesh nga 4-3-3 në 4-2-3-1. Ne e pamë që në pjesën e dytë Ukraina u tërhoq më tepër dhe ne kishim mundësi për të dalë më para dhe kishim mundësi për të luajtur me një tjetër sulmues.

Përas i përket Asanit, ai pati një problem të vogël me Çekinë pasi kemi bërë rezonancë magnatike kishte dëmtim të vogël. Pasi kam biseduar me doktorin dhe lojtarin e kam pyetur nëse ishte i gatshëm për t’u futur në fushë dhe dje është vendosur që ai të ishte titullar. Ndërsa Daku ka qenë një zgjedhje taktike, pasi ishte e vështirë të merrnim topin me forcë. Uzuni luan më mirë në hapësira” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit