-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Fëmijët janë në rrezik, shkolla ku studiojnë janë territore të humbura dhe të pakontrolluara

Kryesoret

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo në një deklaratë për mediat i ka shprehur ngushëllimet familjes Cani dhe i ka uruar shërim të shpejtë të plagusorit tjetër. Garo ka theksuar se policia, institucionet, ministria e Brendshme nuk siguron territore të kufizuara dhe lehtësisht të kontrollueshme si shkollat.

“10 ditë më parë është dashur ndërhyrja e dy mësuesve të gjimnazit ‘Petro Nini’ për të çarmatosur një nxënës që vinte në shkollë me thikë dhe sopatë në çantë. Policia e ka fshehur ngjarjen sepse çfarë ka rëndësi për ministrin Hoxha dhe Rilindjen janë statistikat, jo siguria dhe as jeta. Ajo që e bën qesharake Rilindjen është se, kur në krye të Ministrisë së Brendshme dhe të Arsimit ishin Taulant Balla dhe Evis Kushi, ata paraqitën një “paketë të sigurisë” në shkolla. Me kamera, me zhurmë, me rrahje gjoksi dhe premtime ajo paketë, nga e sigurisë është kthyer në të “Pasigurisë”.”, është shprehur Garo.

Më pas ajo deklaron se “fëmijët janë në rrezik dhe shkollat kua ata studiojnë janë territore të humbura dhe të pakontrolluara”.

“Ministrja aktuale e Arsimit, Manastirliu e ka gjetur zgjidhjen sipas saj. Thotë se krimi parandalohet kur opozita mos ti thotë më qeverisë me zë të lartë në Kuvend se po vidhni dhe po e shkretoni Shqipërinë. Ky është plani i tyre. Mos e ngrini zërin kur ne vjedhim!

Ne e themi dhe do ta përsërisim. Një polici politike, pavarësisht se kë ka në ballë, Ballën apo Hoxhën, që bëhet mur egërsie përballë opozitarëve dhe kamxhik mbi qytetarët e thjeshtë nuk e siguron rendin publik.

Ajo ka vetëm një qëllim: të sigurojë pushtetin e drejtorëve dhe qeveritarëve.

Si qytetarë, si nëna e si etër të bijve që mbesin nën thikat apo plumbat e kriminalitetit, kemi të gjithë një detyrë të përbashkët, pavarësisht bindjeve politike: ta rrëzojmë këtë qeveri dhe cdo qeveri që ruan pushtetin e vet më shumë se jetën e njerëzve që duhet të mbrojë.”, ka shprehur Garo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit