Vdekja e 14-vjeçarit Martin Cani në shkollën Fan Noli ka sjellë tronditje dhe shokim për opinionin në vend. Në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit ka reaguar edhe Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë. Ata kërkojnë angazhimin e strukturave që kanë për detyrë të mbrojnë qytetarët dhe rendin.
“Vrasjet dhe dhuna e kohëve të fundit, në qytetet e rëndësishme të Shqipërisë si Tirana dhe Shkodra, duke veçuar vrasjen e një nxënësi 14-vjeçar ditën e djeshme në Tiranë nga bashkëmoshatarët e tij, na shqetësojnë në lidhje me shëndetin e shoqërisë sonë. Në sytë dhe perceptimin tonë situata është e rëndë, thuhet në deklaratë.
Gjithashtu Konferenca Ipeshkvore bën apel të gjithë qytetarëve për çarmatosjen e duarve, të zemrave dhe të mendjeve nga armët dhe nga armiqësia.