Publlikohet momenti i vrasjes së Klaudio Prendit, i cili u ekzekutua me armë me silenciator dhe si pasojë ka humbur jetën. Autorët e kishin ndjekur dhe gjatë kohës që Klaudio ka dalë nga lokali në zonën e Xhamlliku dhe po futej në makinën e tij G-Class është qëlluar me 5 plumba.
Më pas autorët janë larguar dhe kanë djegur makinën “Audi A4” në zonën e Farkës dhe janë larguar nga aty me automjet tjetër.
Pistoleta u gjet në makinën e autorëve dhe ishte plotësisht e djegur. Ndërsa numri i shasisë nuk është rikuperuar ende dhe pritet të kontrollohet në pjesën e brendshme të motorrit.