-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali: Të hartojmë ligje më të forta për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve

Kryesoret

Kryetaraj Elisa Spiropali në takimin e grupit të deputetëve “Miqtë e Fëmijëve” ka shprehur gatishmërinë për propozime dhe ndryshime në kuadrin ligjor për mbrojtjen e fëmijëve. Spiropali u shpreh se janë të tronditur nga ngjarja e rëndë që ndodhi ku humbi jetën 14-vjeçari nga një krim i bashkëmoshatarëve të tij.

“Është detyra jonë të reagojmë dhe të bëjmë ligje më të forta kundër dhunës dhe gjuhës së urrejtjes, denigrimit dhe abuzimit në rrjetet sociale dhe më shumë përkushtim dhe përgjegjshmëri në zbatimin e ligjeve, për modelet që u ofrohen të rinjve në media dhe në shoqëri”, tha ajo.

Spiropali kërkoj që të bëhet edhe një rivlerësim i kuadrit ligjor dhe ti propozohen ndryshime Kuvendit.

“Hartimi i rezolutave mbi të drejtat e këtyre problemeve dhe zbatimi i një procesi permanent të bashkëpunimit përgjatë historisë së tij, grupi i deputetëve “Miqtë e fëmijëve” kanë arritur këto rezultate: hartimi i rezolutave mbi problemet e të drejtave të fëmijëve, ndërtimi i një procesi të gjatë bashkëpunimi me fëmijët dhe nxënësit e shkollave, shoqërinë civile dhe partnerët tanë, prodhimi i disa projektligjeve në fushën e drejtësisë për të miturit, sensibilizimi i shoqërisë dhe institucioneve”, përfundoi Spiropali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit