Një 18-vjeçar shqiptar u arrestua pasditen e të hënës nga karabinierët e stacionit Frosinone Scalo.Policia ka vënë re disa lëvizje të dyshimta të njerëzve në një shtëpi në rrugën Normandia.
Gjatë kontrollit në shtëpi u gjetën 84 gramë hashash, 8 gramë kokainë dhe 17.70 gramë krak.
Gjithashtu u gjetën edhe qindra euro dhe një pistoletë model Beretta 92 me 41 fishekë.
18-vjeçari shqiptar u dërgua në burg në Itali.