Një 24-vjeçar me iniciale B.P., banues në Krujë u arrestua pasi transportonte ilegalisht emigrantë nga kufiri me Malin e Zi.
Ndërsa u arrestuan edhe dy vëllezërit A.B., 29 vjeç dhe A.B., 24 vjeç, të cilët po lëviznin me makinën e tyre përpara automjetit të B.P., ku ishin emigrantët në mënyrë që të shmangnin policinë. Policia i arrestoi në aksin rrugor “Sarandë-Qeparo”, ku ata apo lëviznin me makinat e tyre.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.