Reshjet e dëborës kanë rënë gjatë mesnatës dhe në orët e para të mëngjesit në Theth dhe Vermosh.
Dëbora ka mbuluar zonat malore dhe borëpastrueset janë në terren për të hapur rrugët dhe për të bërë lehtësisht të kalueshëm aksin.
Gjithashtu u është bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes gjatë qarkullimit për shkak të lagështisë në rrugë.