Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar në Greqi, pasi akuzohen si anëtarë të një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.
Gjithsej shtatë persona, katër shqiptarë dhe tre grekë, të cilët janë të lidhur me këtë aktivitet të paligjshëm.
Mediat greke raportojnë se tre nga të arrestuarit grekë janë punonjës shteti: një zjarrfikës në Patra, një shef shërbimi në Drejtorinë e Policisë Akaia dhe një nëpunës civil.
Të gjithë të arrestuarit pritet të dalin nesër para gjykatës për t’u njohur me masat e arrestit.