Shtëpia e Bardhë ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për të lëshuar urdhër-arrest ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së e quajti vendimin një “gabim shqetësues procedurial” dhe përsëriti se SHBA nuk e pranon juridiksionin e ICC mbi këtë çështje.
“SHBA kundërshton me forcë vendimin e Gjykatës për të lëshuar urdhër-arreste kundër zyrtarëve të lartë izraelitë. Ne mbetemi thellësisht të shqetësuar për nxitimin e Prokurorit të Përgjithshëm për të kërkuar urdhra arresti dhe gabimet shqetësuese procedurale që çuan në këtë vendim”, tha zëdhënësi.