Prokurorët në Serbi kanë arrestuar 11 persona në lidhje me shembjen e një çatie në fillim të këtij muaji në një stacion treni në qytetin verior të Novi Sadit. Në këtë tragjedi humbën jetën 15 persona dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë.
Të dyshuarit, të cilët nuk janë identifikuar, përballen me akuza për kryerjen e veprave penale kundër sigurisë publike, shkaktimin e rrezikut publik dhe punët e parregullta n
Mediat serbe raportuan se Goran Vesiç, i cili dha dorëheqjen si ministër i Ndërtimit pas ngjarjes, është në mesin e të arrestuarve. Vesiç në rrjetin e tij social ka shkruar se është paraqitur vullnetarisht për t’u marrë në pyetje.
Gjithashtu u kryen një sërë protestash pas tragjedisë dhe kërkojnë që përgjegjësit të vihen para drejtësisë dhe të ndëshkohen.