Ditën e sotme, shokët e ekipit të futbollit të Dinamos U15 vizituan në spital, të miturin që mbeti i plagosur nga sherri tragjik ku humbi jetën shoku i tij, Martin Cani.
Lajmin e vizitës e bëri të ditur trajneri i ekipit, Engert Bankalli, përmes një postimi në Instagram, ku shkruante “Shërim të shpejtë Luis, Dinamo U15”, së bashku me një zemër të kuqe si shenjë mbështetjeje për lojtarin.