Mijëra protestues me pankarta në duar para Kryeministrisë përveç se kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë së tij, kanë shtuar edhe kërkesa të tjera.
Një tjetër propozim i paraqitur në pankartë ishte shpërndarja e pushtetit dhe kufizimi i mandatit të kryeministrit të ardhshëm në 1 deri në 2 vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje.
Pankarta mbyllet me thirrjen “Propozo tënden!” dhe mesazhin “Të dua Shqipe”.
Në thirrjet e tyre ata janë shprehur se kryefjala e kësaj proteste është shpopullimi dhe korrupsioni i qeverisë.
‘Rama jep dorëheqjen’- Protestuesit-drejtësisë: Sytë i kemi nga ju!









