Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër qeverisjen e Edi Ramës dhe ndikimin e saj në arsimin dhe kulturën shqiptare, gjatë një tubimi në mbështetje të tij te “Rruga e Shpresës”. Ai kujtoi Kongresin e Manastirit të vitit 1908, që miratoi alfabetin e gjuhës shqipe, për të kritikuar gjithashtu gjendjen e arsimit dhe gjuha shqipe në Shqipëri sot.
Berisha e krahasoi aktualitetin me periudhën diktatoriale, duke e akuzuar Edi Ramën për shkatërrimin e traditës dhe kulturës shqiptare.
Berisha: Miq!
Gjuha mund të ju duket e çuditshme, por armik kryesor historia ka provuar se janë diktatorët, të cilët në paranojën, në çmendurinë e tyre, kanë një tipa të përbashkët, pseudopasionin për gjuhën.
Kryevrasësi i shekullit, kryeterroristi i shekullit, Josif Stalin do të shkruante veprën për gjuhën; Marksizmi dhe Gjuha.
Enver Hoxha do të urdhëronte Kongresin e Drejtshkrimit të vitit 1972, kongresin e ndëshkimit të gjuhës shqipe, kongres që për urrejtje mizore ndaj 2/3 të popullatës do të përjashtonte tërësisht dialektin e tyre, do të përjashtonte format më vitale të gjuhës.
Do të zhdukte trashëgiminë shekullore të shqipes liturgjike, do e fuste gjuhën në shtratine prokustit.
Por për të shëmbëllyer si pikë uji me paraardhësit e tij, Edi Rama do të mbante fjalën e tij për gjuhën, do të shpallte barbaritë ndaj saj, do të shpallte veten pothuaj kryeautor të fjalorit të gjuhës.
Kongresi i mbledhur për gjuhën, përfundoi në kongresin e Edvin Kristaq Ramës dhe korbës së korrupsionit. Nuk ka fyerje më të madhe për gjuhën shqipe se kjo.
Zoti e mbrojtë gjuhën tonë nga antishqiptarët, nga kriminelët, nga trafikantët.