-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Bllokohen akse rrugore, disa zona pa energji elektrike

Kryesoret

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për situatën e motit të keq në qytetet e Shqipërisë.

Për shkak të motit të keq, të reshjeve të dendura të shiut, si dhe erërave të forta në disa zona në Kukës, Elbasan, Berat, Vlorë, Korçë, Gjirokastër janë pa energji elektrike.

Ndërsa në Kukës, Shkodër dhe Burrel po punojnë për riparimet e telave të energisë elektrike. Punonjësit e OSSH janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit me energji në këto zona.

Gjithashtu janë bllokuar aksi rrugor Prekal-Kir dhe rruga Mes-Dukagjin dhe po punojnë për pastrimin e tyre në mënyrë që të qarkullojnë automjetet.

Situata po ndiqet me vëmendje nga strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel vendor dhe qendror. AKMC është në kontakt me të gjitha prefekturat dhe bashkitë, për të koordinuar punën në çdo rast nevoje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit