Moti i keq ka përfshirë të gjitha qytetet e Shqipërisë. Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë ka shkaktuar probleme në qytetin e Lezhës. Disa fshatra në zonën e Zadrimës, Ishull-Lezha dhe pjesa e Beut të Matës janë pa energji lektrike.
Ndërsa lundrimi detar në Shëngjin është pezulluar pasi dallgëzimi ka arritur deri në 7-8 ballë me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.
Gjithashtu ka edhe rritje të nivelit të prurjeve në lumin Drin, Mat dhe Gjadër, por situata është stabël.