Në mengjesin e të hënës më datë 18 nëntor u ekzekutua me armë zjarri djali i ish gjyqtarit Fran Prendit. Policia ka këqyrë disa kamera sigurie për të identifikuar vrasësit e 27-vjeçarit Kludio Prendi. Nga kamerat është vërejtur se makina tip “Audi” i autorëve ka lëvizuar në rrugën “Xhanfize Keko” rreth një orë para krimit.
Autorët nuk kanë hapur në asnjë moment xhamat dhe kur makian ka qenë e parkuar.
Policia dyshon se autorët kanë ndjekur lëvizjet e Kludios dhe kanë pasur dijeni që ai ndodhej në lokal. Klaudio Prendi ndodhej në lokal së bashku me tre efektivë policie që ishin miqtë e tij.
Dy nga policët e kanë dërguar Klaudion në spital, ndërsa tjetri është vënë në ndkeje të autorëve por ka humbur gjurmët pashkuar te rrethi i Shkozës. Gjithashtu policia do të verifikojë edhe kameat e sigurisë në zonën e Liqenit Artificial ku u autorët kanë vjedhur makinën një vit më parë.