Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër një takim me shqiptarët në Londër, si pjesë e turit të tij me diasporën. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka ndarë një video nga salla ku do të mbahet takimi dhe ka shkruar “Gati shqipe, ready to go! Mirëutakofshim nesër”.
Ky takim është pjesë e një serie vizitash që Rama ka realizuar me emigrantët, duke përfshirë Shqipërinë e Greqisë, Italisë dhe SHBA-së, në kuadër të turit për promovimin e të drejtës së votës për shqiptarët jashtë vendit. Takimi është gjithashtu një mundësi për të diskutuar zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 dhe për angazhimin e të rinjve në politikën shqiptare.