Bayer Leverkusen ka arritur një fitore të thellë 5-2 ndaj Heidenheimit në Bundesligë, duke bërë një rikthim spektakolar pas një disavantazhi prej dy golash.
Granit Xhaka shkëlqeu në këtë ndeshje duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm dhe asistuar për një tjetër. Në minutën e 82-të, ai shënoi për të vulosur fitoren e Leverkusenit, ndërsa festimi i tij zbuloi se po priste një fëmijë.
Ky ishte goli i dytë i Xhakës në këtë sezon të Bundesliga, ndërsa ka dhënë gjithashtu katër asistime.