Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor Lezhë-Milot, duke shkaktuar lëndimin e tre personave.
Sipas informacionit paraprak, të lënduarit janë transportuar menjëherë në spital, por nuk dihen ende detaje për gjendjen e tyre shëndetësore.
Për momentin, nuk është e qartë dinamika e aksidentit, ndërsa autoritetet përkatëse po zhvillojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Policia pritet të ofrojë më shumë informacion në orët në vijim.