Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një takim me shqiptarët në Londër. Pak para nisjes së takimit disa qytetarë janë mbledhur për të protestuar jashtë sallës ku do të mbahet tubimi.
Me pankarta në duar, ata thonë se në Shqipëri mbizotëron korrupsioni dhe se janë detyruar të largohen nga vendi i tyre për të ardhme më të mirë.