Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka theksuar se konflikti në Ukrainë nuk mund të zgjidhet me forcë ushtarake dhe se një zgjidhje afatgjatë mund të arrihet vetëm përmes dialogut.
Ajo shtoi se vendet perëndimore duhet të angazhohen në negociata me Rusinë për të ndaluar luftën dhe për të siguruar pavarësinë e Ukrainës pas një armëpushimi. Merkel, e cila ishte një ndër garantuesit e marrëveshjeve të Minskut, theksoi rëndësinë e përpjekjeve diplomatike për të arritur një zgjidhje paqësore.
“Nuk do të ketë një zgjidhje për konfliktin e Ukrainës vetëm ushtarake,” shtoi ajo.