Më 25 Nëntor, Presidenti Bajram Begaj do të takohet me përfaqësuesit e PD-së dhe PS-së për të diskutuar datën e zgjedhjeve të përgjithshme 2025.
Takimi me PD-në është caktuar për në orën 10:30, dhe përfaqësuesit do të jenë Flamur Noka dhe Gazment Bardhi.
Takimi me PS-në do të zhvillohet në orën 11:30, ndërsa konsultimet do të përmbyllen me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi.