-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Falangat e krimit dhe patronazhistët nga Tirana, goditën në Londër protestuesit

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dënuar ashpër dhunën ndaj shqiptarëve protestues në Londër, që kundërshtuan qeverinë dhe qeverisjen e Edi Ramës. Ai akuzoi “falangat e krimit” dhe patronazhistët e dërguar nga Tirana për sulmin ndaj protestuesve paqësorë, të cilët, sipas tij, “u goditën si të tërbuar” dhe u keqtrajtuan gjatë takimit të kryeministrit Rama.

Berisha e quajti këtë incident një akt të ulët dhe të paprecedentë, duke e lidhur atë me “krimet e narkoregjimit” dhe abuzimin ndaj qytetarëve shqiptarë.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, më miqësore për ju, qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur, misionare dhe misionarë të kauzës së drejt të çdo shqiptari.

Një përshëndetje miqësore të gjithë oratorëve të kësaj tribune të fjalës së lirë, që çdo natë shpërndajnë në çdo anë të dheut të vërtetat, në mendjet e zemrat e shqiptarëve.

Sot ne së bashku demokratet e demokratët në Shqipëri në mbarë botën, shqiptarët, mbarë kombi përulen me mirënjohjen më të pakufishme, me nderimin më të madh para atyre heronjve të vërtetë, të cilët si luanë ja përplasën në fytyrë narkodiktatorit, krimet që ai ka kryer ndaj tyre, ndaj shqiptarëve dhe ndaj Shqipërisë.

Të dashur miq!

Dita e sotme do të hyjë në histori si dita në të cilën Edvin Kristaq Xhelati, kreu në vendin e lirisë siç është Britania e Madhe, krime të shëmtuara që nuk i kanë kryer as diktatorët më të këqinj.

Edvin Kristaq Xhelati keqtrajtoi me bandat e tij, kafshërisht mbi 20 protestues paqësor në sallën e takimit. Falangat e krimit të banditëve në Londër dhe të mbledhur nga vende të tjera, të patronazhistëve kriminelë të shkuar nga Tirana, të armatosur me objekte të forta, goditën të tërbuar protestuesit paqësor të demokracisë.

Goditën dhe zvarritën shkallëve të pallatit të sportit ku mbahej takimi, ju thyen kafkën dhe kockat e tjera, vetëm e vetëm se bastardit të xhelatit Kristaq Rama iu zgjuan instinktet shtazarake atërore ndaj kundërshtarëve politikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit