Mbrëmjen e sotme në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo po diskutohet për arrestimet që u kryen nga SPAK.
“Fakti që është vendosur masë sigurie qesharake, ku Suel Çela ka bërë me kohë dhe vite. Kriminelët dhe grupet kriminale gjallërohen sa herë kanë lidhje me politikën. Besoj që SPAK nuk ka shkuar deri në fund çështjes, pasi deri tani u ka kontrolluar shtëpinë vetëm ish-ëve gjyqtarëve. Vija e zjarrit duhet të jetë kur të arrestojë në zyrë një ministër, para atëherë do të thotë stop krimit. Kam bindje që kjo çështje nuk është mbyllur këtu. Nuk janë thënë kryetarët e grupëve të gjyqtarëve. Suel Çela kishte në varësi jo vetëm Fetahun, por dhe disa të tjerë. Ai kishte një mbështetje të fuqishme të drejtuesve të pushtetit vendor dhe qëndror në Tiranë. Nëse SPAK do të godasë në zyrat e shtetit do të kuptojmë se kanë bërë detyrën e saktë. Në bisedat rëndohen krimet e Redan Gjonit”, tah Shemsi Premçi.