-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj pas bojkotit të PD: Konsultimet për zgjedhjet, sprovë për bashkëpunimin politik

Kryesoret

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas mbylljes së konsultimeve me faktorët politikë për përcaktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025. Ai theksoi se, pavarësisht bojkotit nga Partia Demokratike, procesi përfshiu pjesëmarrjen e aktorëve politikë dhe institucioneve, të cilët shprehën opinione dhe sugjerime.

Begaj e cilësoi caktimin e datës së zgjedhjeve si një sprovë të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit, dhe një mundësi për të konsoliduar demokracinë parlamentare, duke theksuar rëndësinë e transparencës, etikës dhe respektit për zgjedhësit.

Reagimi i Begajt

Sot mbylla procesin e konsultimeve me faktorin politik dhe institucional për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025.

Kompetenca për caktimin e datës së zgjedhjeve i takon Presidentit të Republikës, por unë jam shumë i kënaqur që i gjithë faktori politik parlamentar u përfshi me opinione dhe sugjerime në këtë proces, si drejtpërdrejt me pjesëmarrje në takimet konsultuese, edhe në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet përcjelljes në rrugë të tjera të preferencave partiake.

Nga konsultimet vura re se, në tërësi, opinionet udhëhiqeshin nga interesi më i lartë i zgjedhësve dhe jo nga përllogaritjet meskine që priten rëndom në raste të tilla.

Konvergjenca e mendimeve, përtej dallimeve në qëndrimet politike, ishte shfaqja më domethënëse e kësaj konsulte.

Caktimi i datës së zgjedhjeve për mua nuk është thjesht një detyrim kushtetues dhe as procedurë formale juridike, por është, së pari, një sprovë e fuqishme bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe angazhimi i të gjithë faktorit politik dhe institucional në emër të zgjedhësve dhe për zgjedhësit, sikurse është një rast domethënës për të risjellë në vëmendje rëndësinë vendimtare që kanë zgjedhjet për konsolidimin e demokracisë parlamentare.

Detyra madhore e aktorëve politikë është t’i shndërrojnë zgjedhjet parlamentare të pranverës së vitit 2025 në histori suksesi për shqiptarët dhe demokracinë shqiptare, ku duhet të shkëlqejë zbatimi i ligjit, korrektesa dhe etika në komunikimin e platformave, respekti për zgjedhësit dhe vullnetin e tyre të shprehur me votë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit