-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E keni njohur Kosovën, Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua “Serbinë e Madhe”

Kryesoret

Presidenti Aleksandar Vuçiç në intervistën nga gazetari i BBC Stephen Sackur në pragramin “Hard Talk” nuk fshehu nervozizmin, kur u përmend që Serbia e njeh Kosovën.

“Kjo nuk është e vërtetë. Nuk është thënë apo shkruar askund. Normalizimi do të thotë që ne të jetojmë në paqe, stabilitet, qetësi, të kemi qarkullim të lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve, shërbimeve, të zhvillojmë ekonomitë tona, të fillojmë të diskutojmë çështje të ndryshme dhe të përpiqemi t’i zgjidhim ato”, u shpreh Vuçiç.

Ai tha që paqja dhe stabiliteti në Kosvovë janë çështje për ata që “hapën kutitë e Pandorës”. Vuçiç e cilësoi të pavërtetë pretendimin se po përpiqet të rikthejë Serbinë e Madhe, pas kuvendit gjithëserb gjatë verës.

“Kjo është një histori e fabrikuar e njerëzve që donin të dëmtonin Serbinë dhe interesat kombëtare serbe. Sepse po citoni diçka që e keni nxjerrë jashtë kontekstit. Deklarata thotë se ne mbështesim plotësisht marrëveshjes e paqes që u nënshkrua në vitin 1995. Unë gjithashtu kam thënë një mijë herë, dhe e përsëris tani, se ne mbështesim integritetin territorial të Bosnje dhe Hercegovinës”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit