Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se takimi i ardhshëm mes kryenegociatorit të Kosovës Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë Petar Petkoviç do të mbahet në muajin dhjetor.
Lajcak në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruat se dy javët e fundit kanë qenë produktive dhe me vizita. Ai ka theksuar se është angazhuar në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara.
“U angazhova në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara. Këto biseda janë kritike në formësimin e punës që po bën ekipi im ndërsa përgatitemi për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në dhjetor.
Pres me padurim periudhën e ardhshme”, ka shkruar ai. Takimi i fundit në nivel të kryenegociatorëve është mbajtur më 24 tetor.