Protesta që u mbajt nga qytetarë, prindër dhe fëmijë përpara Ministrisë së Arsimit është mbylluar. Ata kanë thënë që nëse Ministria nuk u plotëson kushtet deri ditën e hënë do të bojkotojnë mësimin që në orën 8 dhe do të nisin protestën nga shkolla Fan Noli.
Në protestë mbajti fjalim edhe motra e Egli Progës ku kërkojnë që qytetarët të ngrihen dhe të kërkonë drejtësi për vrasjen e 14-vjeçarit.
Gjithashtu me lot në sy ishte i pranishëm edhe babai i Martinit, i cili mbante në duar foton e djalit. Ai nuk mbajti fjalim për shkak të gjendjes së rënduar emocionale. Ndërsa në protestë ishin të pranishëm edhe gyjshi dhe tezja e Martinit, ku kërkuan drejtësi.